Las Vegas, makina përplaset mbi kalimtarët, një i vdekur
Të paktën një person ka humbur jetën dhe 36 të tjerë janë lënduar pasi një makinë u përplas me kalimtarët përballë një hoteli në Las Vegas...

Policia po shqyrton pistën e një përplasjeje të qëllimshme. Shtatë persona janë në gjendje kritike sipas policisë. Shoferja femër u largua nga vendngjarja, por u ndalua më pas. Një vajzë trevjeçare ndodhej në makinë në momentin e incidentit.
Dëshmitarët thonë se mes të lënduarve ka pasur edhe fëmijë të tjerë.
"Deri tani nuk kemi konfirmim se është akt terrorist. Aktualisht, ne po hetojmë për mundësinë e një incidenti të qëllimshëm. Do të shqyrtojmë pamjet e kamerave të sigurisë për të pasur një ide më të qartë të asaj që ka ndodhur. Drejtuesja e mjetit po testohet për përdorim alkooli apo droge”- tha shefi i Policisë në Las Vegas, Peter Boffelli.
Zona ku ndodhi aksidenti u izolua, ndërsa policia kryente ekzaminimin e vendngjarjes. Policia e Las Vegasit e cilësoi aksidentin si një tragjedi të rëndë.
