UShSh, reagon “Uniteti”: Cilësi në UShT, pastaj universitete të reja
21.12.2015 12:45
Partia “Uniteti”, propozim-ligjin për hapjen e Universitetit "Nënë Tereza" në Shkup e konsideron si një pazar parazgjedhor politik mes partnerëve të koalicionit qeverisës...

"Uniteti” shprehet qartë për hapje të sa më shumë tempujve arsimor, posaçërisht atyre në gjuhën shqipe, por përkujton se Universiteti Shtetëror i Tetovës nuk është eksperiment i askujt për t’u trajtuar si bonjak, por është vlerë kombëtare e ngritur mbi gjak dhe mund.
“Parimore duhet të jetë cilësia e procesit akademik dhe kushtet në të cilat zhvillohet procesi, dhe vetëm pastaj mund të hapen universitete tjera"- thuhet në reagimin e “Unitetit”.
