Maqedoni
Shtyhet seanca për rastin “Puç”, Zaev: Specialja, shpresa e vetme për të vërtetën
21.12.2015 13:22
Seanca gjyqësore për rastin “Puç” u shty me kërkesë të Prokurorisë Speciale...

“Duhet që të jemi plotësisht të njohur me përmbajtjen e dëshmive të dorëzuar në Gjykatë, të cilat nuk janë të përfshira në rastin e prokurorëve që na janë dorëzuar”- njoftoi prokurorja speciale, Janeva.
Sipas saj, misioni i Prokurorisë Speciale është direkt i ndërlidhur me sigurimin e trajtimit të barabartë të të gjithëve para ligjeve, rritjen e sigurisë juridike dhe të besimit të qytetarëve në sistemin juridik të Maqedonisë.
Janeva, ndërkohë, kërkon nga të gjitha partitë politike që ta mbështesin Ligjin për shërbim prokuror publik të kësaj Prokurorie Publike dhe t'i shprehin qëllimet e tyre të sinqerta për punë të papenguar dhe funksionale të Prokurorisë Speciale. Rreth procesit “Puç” është deklaruar edhe kreu i LSDM-së, Zoran Zaev.
"Siç premtova se do të vijë në gjyq në momentin kur Prokuroria Speciale do ta merr lëndën dhe e mbajta fjalën. Prokuroria Speciale është shpresë se e vërteta do të dalë në shesh. Unë nuk dua që kjo lëndë të hidhet dhe mos procedohet, por të dalë e vërteta. Atë që e kanë dëgjuar qytetarët muaj më parë ka qenë e qartë se nuk ka shërbime të huaja të involvuara dhe se nuk ka sulm ndaj kryeministrit. Nuk kërkoj drejtësi ndaj meje, por ndaj të gjithë qytetarëve të RM-së"- deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.
Seanca për rastin “Puç” do të mbahet më 14 janar.
GAZMEND REXHEPI
