Besimi vizitoi Ministrinë e Shoqërisë Informatike, prioritet reformat në administratë
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Fatmir Besimi, vizitoi sot Ministrinë e Shoqërisë Informatike për të vëzhguar progresin e këtij institucioni lidhur me aktivitetet e kërkuara në rekomandimet e BE-së...

Sa i përket reformave në administratë, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, kualitetit në punë dhe profesionalizmi janë disa nga kërkesat prioritare në rekomandimet e Komisionit Evropian, theksoi zëvendëskryeministri, Fatmir Besimi.
“Sot në Ministri kemi dy tema, e para për administratë publike dhe e dyta ka të bëjë me reformat në media, të gjitha këto që priten nga Maqedonia si rekomandime të realizohen. Gjatë kësaj jave dhe ditëve në vijim ne do të kemi takime të ngjashme edhe në tema tjera edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Drejtësisë, normalisht duke përfshirë edhe institucionet përkatëse që përfshijnë temat që janë në këto fusha, si institucione përgjegjëse për të implementuar reformat prioritare”- deklaroi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Fatmir Besimi.
Përparimi i ligjeve, krahas rekomandimeve të BE-së, si dhe jetësimi i rregulloreve dhe direktivave që vijnë nga BE-ja, janë angazhimi i Ministrisë për Shoqëri Informatike, theksoi Tomovska.
Ndërkaq, partizimin e administratës Tomovska e quajti spekulim dhe siguroi se, rregullativa e re që pritet të miratohet do të jetë në funksion të resurse njerëzore për përparim të kualiteteve dhe për përmirësimin e shërbimeve administrative.
“Vetë implementimi rigoroz i rregullores së re ligjore do të sigurojë administratë edhe më profesionale, sipas të ashtuquajturit sistem meritor në kuptim të kompetencave profesionale në punësim dhe në përparim të nëpunësve, vetëm në kuadër të plotësimin të kushteve të parapara me meritë”- tha Marta Arsovska nga Ministria për Shoqëri Informatike.
Në raportin e KE-së për Maqedoninë është theksuar se pas zgjedhjeve të prillit BE do t’i kthehet progresit që institucionet e vendit duhet ta realizojnë në drejtim të reformave prioritare. Edhe në raportin e PRIBE-së është kërkuar implementim i patjetërsueshëm i kornizës ligjore për administratë publike dhe ligj për media. (Nermin Mulaku-Fejzullahu, TVM2)
