Botë

Izrael, ministri i Brendshëm jep dorëheqjen për ngacmim seksual

21.12.2015 15:21

Ministri i Brendshëm i Izraelit, Silvan Shalom ka dhënë dorëheqjen pas një serie akuzash për ngacmim seksual...

Ai ka thënë se po e merr këtë vendim për t’i kursyer familjes së tij vuajtje të mëtejshme.
 
Prokurori i Përgjithshëm i Izraelit ka urdhëruar një hetim mbi akuzat ndaj Shalomit nga disa femra, ndërkohë që vetë Shalom i ka hedhur poshtë këto akuza.
 
Mediat izraelite thonë se zëvendësuesi i Shalomit në Parlament mund të jetë Amir Ohana, i cili do të bëhej i pari homoseksual nga partia Likud./Top Channel