Maqedoni

Nxënësit e katër shkollave të Shkupit si dëshirë të Vitit të Ri e kanë ajrin e pastër

21.12.2015 16:20

Dëshira e Vitit të Ri për nxënësit e katër shkollave fillore të Shkupit, “Јоhan Hајnrih-Pestalloci“, “Ismail Qemali”, “Llazo Аngellovski” dhe “Shën Klimenti i Ohrit” është që të mund të thithin ajër të pastër...

Këtë dëshirë ata në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik dhe Qendrën për Hulumtim dhe Informim për Ambientin Jetësor vetëdijen ekologjike do ta përcjellin te bartësit e funksioneve, kryetarët e komunave dhe ndotësit potencial nëpërmjet 300 kartolinave me vizatimet e tyre, me temë “Pse është ndotur ajri?”.
 
Të rinjtë më së shumti pësojnë nga ndotja e ajrit, pasi 50 deri në 60% e sëmundjeve te fëmijët kanë të bëjnë me mushkëritë, theksojnë nga Instituti i Shëndetit Publik. 
 
“Fëmijët janë qenie specifike biologjike, të cilët janë veçanërisht të ndjeshëm nga ndotja e ajrit. Organet e tyre të frymëmarrjes janë shumë të vogla, të ngushta dhe çfarëdo iritimi menjëherë shkakton pasoja”- tha Dragan Gjorgjiev nga Instituti i Shëndetit Publik.
 
I pyetur nëse Instituti do të kërkojë ndërprerjen e procesit arsimor për shkak të ndotjes, Gjorgjiev tha se i takon Ministrisë të vendosë se si do ta organizojë procesin mësimor, por fëmijët sa më pak duhet të nxirren jashtë.
 
Por, ai njëherit theksoi se ndotja do të jetë e pranishme deri në mars, prandaj nuk mund të ndërpritet mësimi deri atëherë.
 
GYLTENE SINANI