Maqedoni

VMRO kundër propozimit të LSDM-së, nuk votohet për punësime të stafit shtesë të Janevës

21.12.2015 18:00

VMRO-DPMNE nuk e mbështeti propozimin e LSDM-së për kompletimin e ekipit të Janevës me personel shtesë...

Për LSDM-në refuzimi i kësaj kërkese pamundëson punën e prokurores speciale, ndërkaq VMRO dëshmon se nuk dëshiron të përballet me krimin.
 
Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Goran Sugareski, akuzoi partinë maqedonase në pushtet se po shkel Marrëveshjen e Përzhinës për të pasur zgjedhje kriminale.
 
“Prokuroria Speciale është pjesë e Marrëveshjes së Përzhinës, gruas duhej t’i mundësohet nga të gjitha anët e shtetit që të funksionojë. Ata duan të fitojnë kohë po të mundin në orë, ditë apo muaj, pasi që duan zgjedhje të reja kriminale, për të cilat gënjehen se do t’i fitojnë”- deklaroi deputeti i LSDM-së, Goran Sugarevski.
 
Deputeti i VMRO–DPMNE–së, Ilija Dimovski, i cili nuk deshi të prononcohet para kamerave, u arsyetua se nuk ka nevojë për ligj të ri, pasi që kjo rregullohet me Ligjin për Prokurori Publike dhe Administratë.
 
Sipas Dimovskit, prokurores speciale nuk i mohohet e drejta që të bëjë punësime të reja, por të punësuarit do të duhet të ndajnë obligimet dhe të drejtat e barabarta me të punësuarit tjerë në Prokurorinë Publike. 
 
Prokurorja, Katica Janeva, tanimë një kohë të gjatë ka kërkuar që t’i mundësohet punësimi i personelit shtesë dhe së fundmi javën e kaluar kërkesën e ka dorëzuar tek të gjithë deputetët, ndërkaq kërkesa e saj u parashtrua sot më kot nga LSDM.
 
MERAL ISMAILI