Botë

Tiranë, Partia Demokratike Shqiptare protestoi kundër korrupsionit

21.12.2015 18:26

Partia Demokratike e Shqipërisë zhvilloi sot protestën e fundit për këtë vit, duke paralajmëruar protesta masive në muajin janar, dedikuar kryesisht luftës kundër korrupsionit...

Kryetari i partisë më të madhe opozitare, Lulzim Basha, përveç akuzave drejtuar qeverisë, ditën e sotme ia kushtoi më së shumti thirrjeve për pjesëmarrje të gjerë në tubimet e muajit janar 2016, duke deklaruar se vetëm në këtë mënyrë i jepet fund qeverisjes se korruptuar.
 
Protesta e fundit për këtë vit iu besua të rinjve edhe për shkak të kauzës që ata janë udhëhequr në protestat gjatë këtij viti, duke kundërshtuar Ligjin e arsimit të lartë. Për këtë çështje, Lulzim Basha tha se në javën e parë të qeverisë së tij do të zhbëjë këtë ligj.
 
Dhjetëra të rinj protestuan para godinës së parlamentit. Kësaj radhe munguan vezë apo domate, por të rinjtë ishin pajisur me vuvuzela e tymuese. Opozita është e vendosur në kërkesën e saj për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme.
 
LULJETA NDOKA