Botë
Kina do të organizojë takim të Qeverisë siriane dhe opozitës në Pekin
21.12.2015 21:08
Kina do të ftojë në takim në Pekin përfaqësues të Qeverisë siriane dhe opozitës që të përpiqet të ndihmoj në procesin paqësor, njoftoi Ministria kineze e Punëve të Jashtme...

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara paraprakisht unanimisht e miratoi rezolutën, me të cilën mbështeten udhërrëfyesit ndërkombëtar për procesin paqësor në Siri.
Zëdhënësi i Ministrisë kineze, Hun Lej e përsëriti deklaratën e shefit të diplomacisë kineze Vang Ji në KB gjatë fundjavës se Kina së shpejti do t'i ftoj në takim përfaqësuesit e Qeverisë siriane dhe të opozitës./mia
