Kuvend, nuk pranohet interpelanca e ministrit Todorov

22.12.2015 09:44

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë mbrëmë vonë, me 56 vota "kundër" dhe 29 "pro", nuk e pranoi interpelancën për punën e ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov, të parashtruar nga deputetët e opozitës...

Ata kërkuan dorëheqjen e ministrit Todorov, për shkak, siç theksuan, udhëheqjes së papërgjegjshme dhe joprofesionale me sistemin shëndetësor dhe lëshimet sistematike. Sipas tyre, Todorov duhet të japë dorëheqje për shkak të vdekjes së disa pacientëve, mosrealizimin e disa projekteve, si dhe për largimin e rreth 700 mjekëve nga Maqedonia.

Deputetët nga VMRO-DPMNE e vlerësuan interpelancën si të pabazë dhe pa argumente. Ata theksuan se për dallim nga e kaluara tani investohet në rikonstruimin dhe ndërtimin e objekteve shëndetësore, është furnizuar pajisje bashkëkohore mjekësore, janë realizuar një seri e projekteve me të cilat është përmirësuar shërbimi shëndetësor i qytetarëve, janë zvogëluar çmimet e ilaçeve dhe është punësuar kuadër mjekësor.