"Edu Day" për përdorimin e tekonolgjisë në arsim

22.12.2015 09:52

Në Shkup sot do të mbahet "Edu Day" që organizohet nga "Majkrosoft Maqedonia" ku do të prezantohen praktikat më të mira gjatë përdorimit të mjeteve të Majkrosoftit dhe do të ndahen përvoja nga përdorimi i teknologjisë që mundëson mësim interesant dhe argëtues...

Në eveniment do të mbajnë fjalim ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Marta Arsovska -Tomovska, drejtori i "Majkrosoft Maqedoni", Stefan Plavjanski, drejtoresha e Sektorit për zhvillim dhe promovim të shoqërisë informatike, Rozalinda Stojova dhe menaxherja programuese për arsimin në "Majkrosoft", Vlora Ademi.

Në kuadr të evenimentit do të ndahen edhe çmimet për mësuesit e shkollave fillore dhe të mesme që merrnin pjesë në  konkursin që organizoi Majkrosoft. (mia.mk)