Dukshmëri e zvogëluar afër Gostivarit, Strumicës, Kriva Pallankës dhe Pavleshencit

22.12.2015 10:10

Për shkak të mjegullës zvogëlim të dukshmërisë ka afër Gostivarit dhe Strumicës 50 metra dhe Kriva Pallankës dhe Pavleshencit 30 metra....

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë kryesisht të thata në viset më të ulëta dhe vende-vende nëpër rrugë të lagështa dhe në vendet ku nuk bie dielli.

Nga LAMM rekomandojnë kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Gostivar-Mavrovë, Demir Kapi - Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Mëngjesin e sotëm në pjesën më të madhe të vendit moti është i freskët dhe kryesisht i qetë. Përgjatë Vardarit dhe në një pjesë të fushëgropave ka mjegull. Në Gjevgjeli dhe Kriva Pallankë po fryen erë e lehtë përkohësisht mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Mëngjeisn e sotëm mjegull më intensive është vërejtur në Shkup, Tetovë, Shtip, Demir Kapi, ndërsa dukshmëri të zvogëluar ka në Strumicë dhe në disa pjesë të Pellagonisë.

Temperatura më e ulët është matur -7 në Berovë, -6 në Manastir, -4 në Mavrovë, Strumicë dhe Vinicë, -3 në Dibër dhe Tetovë, -2 në Prilep, Kriva Pallankë dhe Llazaropole, -1 në Kavadar, Gjevgjeli, Shkup dhe Pretor, 0 në Kumanovë, Demir Kapi, Shtip, Dojran, Ohër, 1 në Pozhar, 2 në Krushevë, Pozhanar dhe Gjurishte dhe 4 në Topollçan. (mia.mk)