Vazhdim i seancës së 80-të në Kuvend
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot pasdite duhet ta vazhdojë seancën e 80-të...

Në rend dite të seancës janë propozimet për shkarkimin e zëvendës omdusmanit dhe propozim vendimet për ndryshimin e Vendimit për zgjedhje të kryetarit, zëvendësve të kryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, të vendimeve për zgjedhje të kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, të Këshillit kombëtar për eurointegrime.
Deputetët duhet të debatojnë edhe për ndryshimin e vendimeve për zgjedhje të shefit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Delegacionit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në Asamblenë parlamentare të Mesdheut, për zgjedhje të kryetarit, nënkryetarit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në komitetin parlamentar për stabilizim dhe asociiim, për ndryshimin e Vendimit për themelimin e grupeve të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteve të tjera dhe zgjedhje të kryetarit dhe anëtarëve të grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e vendeve të tjera.
Një pjesë nga rendi i ditës janë edhe propozim vendimet për publikimin e shpalljes publike për emërimin e anëtarit të Komisionit të Agjencisë për komunikime elektronike, për emërimin e kryetarit të Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për akses të lirë në informata me karakter publik, për emërimin e anëtarit të Komisionit shtetëror për ankesa në furnizime publike, për emërimin e krytarit, zëvendëskrytarit, anëtarit dhe zëvendësanëtarit të Komisionit për zgjidhjen e ankesave nga fusha e energjetikës, Porpozim ligji për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Danimarkës për nënshkrimin e mbrojtjes së ndërsjelltë të investimeve.
Deputetët duhet të debatojnë edhe rreth propozim ligjeve për plotësimin e Ligjit për sigurimin e komunikacionit në rrugë, për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal, Propozim shtesë të ligjit për probacion, në lexim të dytë, si dhe Propozim ligji për garancinë e Republikës së Maqedonisë në obligimet rreth Marrëveshjes për hua për financimin e projektit Ngrohtore e Manastirit, që do të lidhet mes Bankës Kreditore për Rindërtim - KFB dhe SHA Elem, me procedurë të shkurtër.
Në rend dite të seancës janë edhe propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për tatimin e vlerës së shtuar, për punë të jashtme, për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë, për rrogat e gjykatësve, për rrogat e prokurorëve publikë, me procedurë të shkurtër. Propozim ligji për themelimin e Universitetit "Nëna Tereza" në Shkup, me procedurë të shkurtër.(mia.mk)
