Në Shkup dje 11 aksidente, 8 lëndime, karrotreci ka mënjanuar 77 automjete
22.12.2015 10:55
Në rajonin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme policia rrugore ka kryer ekspertizë në gjithsej 11 aksidente...

MPB sot ka kumtuar se nga numri i përgjithshëm i aksidenteve, pesë janë me pasojë dëm material dhe pesë me pasojë lëndime trupore, në të cilat lëndime të lehta kanë marrë shoferi i një automjeti dhe katër udhëtarë dhe dy këmbësorë.
Nga ana e policisë rrugore dje janë zbuluar dhe sanksionuar 29 shoferë, të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes së automjetit. Janë sanksionuar edhe pesë këmbësorë në baza të ndryshme.
Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" gjatë ditës së kaluar nga ana e policisë rrugore janë hequr 77 automjete, të cilat e kanë penguar qarkullimin normal të trafikut. (mia.mk)
