Në mëngjes në Manastir moti më i ndotur

22.12.2015 11:23

Manastiri, Tetova, Shkupi dhe Kërçova sot në mëngjes kanë ajër të ndotur me koncentrim të grimcave PM10 mbi 180 mikrogram në metër kub...

Mbi të lejuarat janë edhe koncentrimet në Kavadar dhe Koçan.

Stacioni matës në Manastir në orën nëntë të mëngjesit ka matur koncentrime të grimcave PM10 prej 397 mikrogram, në Tetovë 297, ndërsa në Kërçovë 183. Nga komunat e Shkupit, ajri më i ndotur është në Gazi Babë me 323 mikrogram në metër kub, pastaj në Rektorat ku janë matur 285 mikrogram në metër kub, në Lisiçe 219, në Qendër 188.

Në Karposh matjet e fundit janë nga ora pesë e mëngjesit kur janë matur 85 mikrogram. (mia.mk)