Bullgarët në "turizëm për dizel" në Maqedoni

22.12.2015 11:52

Bullgarët janë nisur në "turizëm për benzinë" në Maqedoni. Arsyeja për këtë është çmimi ndryshe i derivateve në pompat e benzinës nga dy anët e kufirit...

Një litër dizel në Bullgari kushton diçka mbi dy leva, ndërsa në Maqedoni shitet për rreth 1,5 leva, bëri të ditur  televizioni bullgar "Nova".

Me këtë rast theksohet se rruga nga Sofja deri në Shkup është 240 kilometra dhe që të kalohet mesatarisht janë të nevojshme 15 litra dizel.

"Përderisa niseni nga Sofja për në Shkup për këtë ju nevojiten rreth 30 leva, përderisa sërish shkoni në drejtimin e kundërt do t'ju jenë të nevojshme 15 leva shtesë. Sa më shumë që do ta mbushni rezervuarin me dizel, aq më i madh do të jetë dallimi në para. Kjo sqaron pse shumë shoferë nga rajonet kufitare vendosin të mbushin rezervuar në Maqedoni me çmime të ulëta. Qytetarët nga Qystendilit dhe Gjueshevo shumë shpesh mbushin derivate në pompat e benzinave në Kriva Pallankë dhe Kumanovë", theksohet në lajmin që e transmeton sajtin informativ bullgar dnes.bg. (mia.mk)