Indi, nga rrëzimi i aeroplanit dhjetë të vrarë
22.12.2015 12:37
Dhjetë vetë janë vrarë nga rrëzimi i një aeroplani sot në një mur në periferi të kryeqytetit Nju Delhi...

Aeroplani i angazhuar nga Forca e sigurisë kufitare, që fluturonte për në qytetin Rançi, u përplas pak kohë pas ngritjes, ka njoftuar një zëdhënës i kësaj force.
Shumica e njerëzve në aeroplan ishin teknikë. Shkaku i rrëzimit të aeroplanit nuk dihet.
