Daçiq: Nuk ka nevojë që Kisha të deklarohet për Kosovën
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka vlerësuar se është krejtësisht e panevojshme deklarata e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, që Kisha Ortodokse Serbe ta shfaqë mendimin e saj lidhur me kapitullin 35 në negociatat me Bashkimin Evropian, që kanë të bëjnë me Kosovën...

“Kryeministri i Serbisë shumë herë ka biseduar me përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe, por edhe me të gjithë faktorët e tjerë shoqëror, kështu që mendoj se thirrja që Kisha të pyetet për punët shtetërore është e panevojshme”- tha Daçiq për gazetën “Danas”.
Më herët, në një intervistë për gazetën “Politika”, presidenti Nikolliq tha se me sfidat e mëdha Serbia duhet të ballafaqohet menjëherë dhe pas hapjes së kapitullit për Kosovën pritet që për këtë çështje të deklarohet edhe Kisha Ortodokse Serbe dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë.
Partiku Irinej nga Kisha Ortodokse serbe para një muaji e kishte porositur kryeministrin Vuçiq se “nuk guxojmë ta sakrifikojmë Kosovën për Evropën”.
