Jepen 1.492 vërtetime të reja për azil

22.12.2015 13:01

Gjatë 24 orëve të fundit, gjithsej 1.492 shtetasve të huaj u janë dhënë vërtetime për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit...

Nga personat, 656 janë të gjinisë mashkullore, 324 të gjinisë femërore, 508 janë fëmijë të shoqëruar nga bartësi i vërtetimit, si dhe katër fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të numërt janë shtetasit e Sirisë - 739,  Irakut - 404 dhe Afganistanit - 349.

Në periudhën nga 19 qershori e deri më 21 dhjetor të këtij viti, deri në mesnatë u janë lëshuar gjithsej 357.713 shtetasve të huaj, nga të cilët 196.461 janë të gjinisë mashkullore, 59.447 të gjinisë femërore, 83.787 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit si dhe 18.018 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u janë dhënë vërtetime për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit.

Sipas shtetësisë së personave më të numërt janë shtetasit e Sirisë- 202.245, pastaj të Afganistanit - 87.748, Irakut - 46.279, Iranit - 6.231, Pakistanit- 5.416, Palestinës - 2.158, Somalisë- 1.276, Bangladeshit- 1.253, Marokut- 1.317 Kongos - 514, Algjerisë - 453, Libanit- 434, Nigerisë - 279, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.

Gjatë natës së kaluar deri te Sektori për azil nuk është dorëzuar kërkesë për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për shtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit.

Nga fillimi i dhënies së vërtetimeve deri më 21 dhjetor në Sektorin për azil janë parashtruar 83 kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimeve të dhëna përpara me ç'rast 55 kërkesa janë nga shtetas të Sirisë, me ta janë edhe 23 fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, pastaj 13 kërkesa nga shtetas të Afganistanit me ta janë edhe 14 fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, tre kërkesa nga shtetas të Pakistanit dhe Irakut, nga dy kërkesa nga shtetas të Marokut, Libanit, Palestinës dhe Algjerisë (katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin) dhe një kërkesë nga një shtetas i Egjiptit. (mia.mk)