Aksion humanitar i Kryqit të Kuq të Kumanovës

22.12.2015 13:07

Vullnetarë të organizatës kumanovare të Kryqit të Kuq përgatisin dekorime të Vitit të Ri, të cilat prej sot do të fillojnë t'ua shesin qytetarëve në vendet e frekuentuara në Kumanovë në shesh, në tregjet e gjelbëra, objektet tregtare, supermarketet...

Dekorimet e përgatitura me dorë do të shiten me çmim simbolik, ndërsa mjetet e mbledhura nga aktiviteti humanitar para festave do t'u ndahen kategorive të ndjeshme të qytetarëve.

"Ky është aktivitet tradicional, i cili ka për qëllim ta nxitë humanizmin dhe solidaritetin", deklaroi Iva Mlladenovska, bashkëpunëtore profesioniste në Kryqin e Kuq të Kumanovës. (mia.mk)