Pjesë nga Buteli, Gazi Baba dhe Çairi nesër pa energji elektrike
22.12.2015 13:16
Nga ora 6:30 deri në orën 14:30 nesër pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët nga fshatrat e Shkupit Rashtak dhe Bulaçani, në komunën e Gazi Babës dhe një pjesë e fshatit Luboten, komuna e Butelit...

Në periudhën prej orës 8:30 deri në ora 9:30 pa energji elektrike do të mbesin konsumatorët nga rruga "Xhon Kenedi" nr. 9 dhe rrethina në komunën e Çairit. Nga ora 9 deri në orën 14:30 pa energji elektrike do të mbesin pjesë të përdoruesve nga Duqanxhik, komuna e Çairit.
Siç informon Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit, ndërprerjet janë për shkak të aktiviteteve teknike në elektrosistem. (mia.mk)
