"Eko-Shtëpiza e parë e gjelbër" nga shishe të ricikluara plastike në Kërçovë
Me më shumë se 1.500 shishe plastike të ricikluara, vullnetarë nga Kërçova ndërtuan Eko-shtëpizë të gjelbër...

Shtëpiza ka natyrë të recikluar dhe në të ardhmen do të përdoret për kultivimin e luleve dhe fidaneve me çka do të rritet ndërgjegjësimi ekologjik dhe i mjedisit në komunën e Kërçovës.
Në kuadër të aksionit vullnetar përmes të cilës është ndërtuar Eko- shtëpiza e gjelbër ku morën pjesë 40 vullnetarë nga organizatat joqeveritare të të rinjve dhe nga Njësia e Vëzhguesve "Mirko Mileski", ku edhe gjendet Eko-shtëpiza e gjelbër.
Iniciativën e zbatoi Qendra për hulumtim dhe zhvillim e shoqërisë "Vizio", në bashkëpunim me Forumin rinor arsimor, dhe është në kuadër të Projektit të USAID-it për shoqëri civile.
Aksioni është nxitur me vetëiniciativë nga një grup vullnetarësh të rinj të cilët në qytetin e tyre dëshirojnë të nxisin ide të reja se si ta rrisin ndërgjegjësimin e opinionit për përdorimin praktik dhe kreativ të hapësirave publike në bashkësi, dhe në këtë mënyrë të sigurojë vend që do të ndihmojë në gjelbërimin e komunës. (mia.mk)
