Janë vjedhur para dhe ar në vlerë prej 30 mijë eurosh nga një shtëpi në Prilep
22.12.2015 13:52
Në një shtëpi në rrugën "Boris Kidriç" në Prilep është kryer vjedhje e rëndë me ç'rast janë grabitur para dhe ar në vlerë prej 30 mijë eurosh...

Vjedhja ka ndodhur dje rreth orës 16:15 në shtëpinë e C.P. Grabitësi e ka thyer derën e hyrjes dhe i ka marrë paratë dhe arin.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i stacionit policor nga Prilepi. Po merren masa për gjetjen e autorit. (mia.mk)
