Afrikë-“Boko Haram”, miliona fëmijë pa shkollë për shkak të dhunës

22.12.2015 14:06

Një milionë fëmijë nuk ndjekin shkollën në Afrikën Qendrore për shkak të dhunës që ushtrohet nga organizata terroriste “Boko Haram”...

UNICEF jep alarmin se dhuna dhe sulmet në verilindje të Nigerisë, Kamerun dhe Çad, ka sjellë ndalimin e të drejtës së arsimit të më shumë se 1 milionë fëmijëve. Në Niger qindra shkolla janë sulmuar dhe iu është vënë zjarri nga militantët e “Boko Haramit”, përveç kësaj, më shumë se 2 mijë shkolla janë të mbyllura.

Shkollat janë shndërruar në objekte të sulmeve të “Boko Haramit”, mësuesit kanë frikë të shkojnë në mësim, pasi që nga fillimi i dhunës militantët e “Boko Haram” kanë vrarë 600 mësues. Edhe familjet nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë nga frika e sulmeve ndaj tyre.

Në lajmin e ueb-faqes së UNICEF-it është theksuar se para se të nisë kriza, në Nigeri, Kamerun, Çad dhe Niger gjenden përafërsisht 11 milionë fëmijë të kohës së shkollës fillore të cilët nuk shkojnë në shkollë dhe se në këtë shifër janë shtuar edhe nxënësit të cilët me nisjen e përleshjeve kanë braktisur shkollat e tyre.

Disa ndërtesa shkollash janë shndërruar në strehimore për njerëzit të zhvendosur nga shtëpitë e tyre. UNICEF-i do të mbështesë 170 mijë fëmijë të ndikuar nga sulmet e “Boko Haramit” në 3 shtete, duke iu mundësuar të arsimohen në zona të sigurta.

“Boko Haram” u themelua në vitin 2002 në Nigeri. Nga dhuna që pasoi formimin e organizatës terroriste, humbën jetën më shumë se 20 mijë njerëz, 2 milionë persona u zhvendosën kah vendet e tyre. (Belinda Koka-Ademi, TVM2)