Aksioni policor “Gjeodet”, arrestohen 19 persona, 11 të punësuar në Kadastër

22.12.2015 15:44

19 persona kanë përfunduar në pranga në kuadër të aksionit policor të koduar “Gjeodet”, në mesin e të cilëve janë 9 të punësuar në Agjencinë për Kadastër dhe dy ish të punësuar në këtë agjenci, një 1 gjeodet dhe 7 persona të cilët në mënyrë të kundërligjshme kanë përfituar patundshmëri në vlerë prej mbi 5 milion euro...

Lajmin e ka bërë të ditur Policia Financiare, sipas të cilës organizatori kryesor është personi me iniciale T. B. i moshës 33 vjeçare, deri para do kohe i punësuar si jurist në Kadastrën e Shkupit, ndërsa pjesë e grupit kanë qenë edhe të punësuar në sportele gjeodet dhe tre udhëheqës.

Aksionin “Gjeodet”, Policia Financiare e ndërmori pas paraqitjes zyrtare nga Agjencia e Kadastrës së Patundshmërive, pasi Sektori për Kontroll të Brendshëm gjatë kontrollit të rregullt në qendrën e Kadastrës ka detektuar një numër të madh lëndësh, për të cilat personat zyrtarë nuk kanë reaguar në përputhje me ligjin dhe aktet nënligjore.

Ndërkohë, Agjencia për Kadastër nëpërmjet një komunikate ka përkrahur aksionin policor, duke konfirmuar se edhe shërbimet për kontrolle të brendshme kanë vërtetuar parregullsi dhe keqpërdorime të detyrave zyrtare. (Gyltene Sinani, TVM2)