Maqedoni

Han letër liderëve, viziton Shkupin në janar

22.12.2015 16:44

Komisari Evropian për zgjerim dhe fqinjësi Johannes Hahn u është drejtuar me anë të një letre katër liderëve...

Komisari Evropian për zgjerim dhe fqinjësi Johannes Hahn u është drejtuar me anë të një letre katër liderëve të partive më të mëdha parlamentare në Maqedoni, Nikolla Gruevskit, Zoran Zaevit, Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit, duke shprehur brengosje për ngecjen në implementimin e marrëveshjes politike të Përzhinos, mëson ekskluzivisht televizioni “Shenja” nga burime diplomatike.
 
Burime të ambasadës së bashkimit Evropian në Shkup kanë konfirmuar për televizionin se shkaku i ngecjen Hahn do ta vizitojë Maqedoninë në gjysmën e parë të janarit.