Botë
Sarajevë, 11 të arrestuar si bashkëpunëtorë të ISIS-it
22.12.2015 17:05
Policia e Bosnjë-Hercegovinës ka arrestuar 11 persona nën dyshimin për lidhje me grupin militant, “Shteti Islamik”...

Të dyshuarit janë arrestuar në territorin më të gjerë të Sarajevës, afër kazermave ushtarake, ku një person i armatosur i kishte vrarë dy ushtarë të Bosnjës në muajin nëntor.
“Deri tani 11 individë të dyshuar për terrorizëm, financim të aktiviteteve terroriste dhe rekrutim të luftëtarëve të ‘Shtetit Islamik”’ janë arrestuar gjatë bastisjeve në 13 lokacione”- ka thënë një zëdhënëse e drejtorisë së policisë boshnjake.
Mediat në Bosnjë kanë raportuar se afro 100 policë kanë marrë pjesë në bastisje. Policia ka bërë të ditur se mbi 150 boshnjakë kanë shkuar për të luftuar në anën e militantëve të “Shtetit Islamik” në Siri dhe Irak.
GAZMEND KURTISHI
