Basketboll
NBA, shkëlqen Oklahoma me dyshen Westbrook-Durant
22.12.2015 17:51
Mbrëmja e së Hënës në NBA foli me gjuhën e dyshes Westbrook-Durant të cilët udhëhoqën Oklahoman në ndeshjen më të luftuar të këtij raundi kundër Los Angeles Clippers...

100-99 përfundoi sfida e luajtur në qytetin kalifornian ku Durant bëri mrekullinë rreth 6 sekonda nga fundi duke bllokuar Chris Paul në një sulm që mund të kishte përfunduar me pikë për Clippersat. Russell Westbrook realizoi 33 pikë dhe Durant shtoi 24 të tjera për të zhdukur zhgënjimin e shkaktuar nga humbja kundër Cleveland.
Në Teksas, San Antonio nuk lëshoi terren ndaj Indiana Pacers. Të udhëhequr nga Leonard dhe Paul George, Spursat nuk e vendosën asnjëherë në dyshim suksesin duke e mbyllur sfidën në shifrat 106-92. Formë të mirë tregoi edhe francezi Tony Parker me 15 pikë, 9 prej të cilave i shënoi në periodën finale.
Fitore arriti edhe skuadra tjetër teksane, Houston Rockets. I përhershmi James Harden u shfaq i papërmbajtshëm në parketin e “Toyota Center” pasi me 36 pikët personale ndihmoi “raketat” të imponoheshin 102-95 ndaj Charlotte Hornets.
Në sfidat e tjera u regjistruan këto rezultate; Uashington-Sacramento 113-99, Atlanta-Portland 106-97 dhe Utah-Phoenix 110-89.