Sportet E Tjera

Tour De France 2017, starti nga Dyseldorfi

22.12.2015 17:53

Për të 22-ën herë në histori, Turi i vitit 2017 do të startojë jashtë kufijve të Francës....

Në ceremonië ku u prezantuan disa detaje nga itenerari ra në sy starti i garës nga qyteti i Dyseldorfit në Gjermani.
 
Sipas organizatorëve, gara më prestigjoze e çiklizmit në botë do të nisë në datën 2 Korrik dhe do të mbyllet në Paris në 19 ditë më pas. Sezonin që lamë pas, Turi i Francës nisi nga qyteti holandez i Utrecht, ndërsa në 2016-ën organizatorët zgjodhën si pikë nisjeje malin “Saint Michel”.
 
Në vitin 2017, Turi i Francës do të organizojë edicionin e 104 dhe vendimi për ta kryer nisjen nga Gjermania lidhet me 30 vjetorin e garës së Berlinit në vitin 1987.
 
Kjo do të jetë hera e katërt në histori që Gjermania hap dyer për etapën e parë të Tour de France. Organizatorët bëjnë me dije se detajet e plota rreth iteneratit të vitit 2017 do të jepen në datën 14 Janar.