Maqedoni

Kryesia e BDI-së përshëndet themelimin e Universitetit në Shkup

22.12.2015 17:56

Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim përshëndet vendimin e Qeverisë për hapjen e Universitetit Shqiptar të Shkupit, i cili Universitet do ta mbajë emrin e nobelistes "Nënë Tereza"...

Siç theksohet në një kumtesë të kësaj partie, Kryesia Qendrore e BDI-së konstatoi se ky projekt është edhe një arritje e madhe për shqiptarët në Maqedoni, i cili duhet të ketë mbështetjen e të gjithë faktorëve me relevancë, sepse në këtë mënyrë realizohet edhe një dëshirë e kamotshme e shqiptarëve të Maqedonisë. 

"Hapja e këtij Universiteti është bërë e mundshme si rezultat i punës dhe potencialit njerëzor që ka krijuar Universiteti i Tetovës”. Ata gjithashtu përshëndetën edhe hapjen e dy fakulteteve të reja, atë të Bujqësisë dhe Pedagogjisë në UT, si dhe vendimin për ndërtimin e konviktit për studentët e UT-së. “Universiteti i Tetovës dhe ai i Shkupit janë projekte madhështore, që do të jenë në dobi të gjeneratave të reja dhe në dobi të cilësisë së arsimit superior në gjuhën shqipe”- thuhet në kumtesë.