Maqedoni

ShVL–UÇK: Shkupi po i kthen vlerat shqiptare

22.12.2015 17:57

Themelimin e Universitetit Shqiptar në Shkup e ka përshëndetur edhe ShVL-UÇK...

Sipas kësaj shoqate, Universiteti Shqiptar në Shkup është një ndër arritjet më madhore të kombit tonë.

“Bijtë më të mirë të atdheut, ndër vite e shekuj kanë dhënë gjënë më të shenjtë për arsimin në gjuhën amtare, për të drejtat kombëtare dhe për zhvillim e përparimin e kombit tonë, gjë e cila mund të arrihet vetëm nëpërmjet arsimimit të mirëfilltë në gjuhën amtare. Urojmë të gjithë shqiptarët për këtë vepër të madhe kombëtare, e posaçërisht Shkupin, të cilit sigurt po i kthehet vlera dhe identiteti i vërtetë shqiptar, i vulosur edhe nga virtytet e larta të shqiptares më të madhe shkupjane, nënës së paqes e bamirësisë botërore, Nënë Tereza. Ky Universitet do të bashkëpunojë fuqishëm me Universitetin e Tetovës dhe universitetet tjera kombëtare e ndërkombëtare”- thuhet në njoftimin e ShVL-UÇK-së.