Maqedoni

Memorandum bashkëpunimi Saraj-Gjorçe, projekt për marrëdhënie mes bashkësive

22.12.2015 18:03

“Përforcimet e kapaciteteve të komisioneve për marrëdhënie mes bashkësive” është një projekt i financuar nga Këshilli i Evropës...

“Përforcimet e kapaciteteve të komisioneve për marrëdhënie mes bashkësive” është një projekt i financuar nga Këshilli i Evropës dhe Komisioni Evropian, që ka për qëllim vetëdijesimin dhe ngritjen e marrëdhënieve ndëretnike në nivel institucional, si dhe ngritjen e bashkëpunimit mes komunave fqinje, siç është rasti me Sarajin dhe Gjorçe Petrovin.
 
Kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Murati, dhe ai i Gjorçe Petrovit, Sokol Mitrvev, nënshkruan memorandum-bashkëpunimi me qëllim që në të ardhmen të evidentohen dhe të merren masa konkrete për të tejkaluar të gjitha ato incidente  që janë pjesë e të kaluarës dhe mos të përsëriten në të ardhmen.  
 
“Marrëdhëniet ndëretnike janë shtylla e shoqërisë sonë, ato kërkojnë trajtim dhe përkujdesje permanente nga të gjithë ne.  Marrëdhëniet ndëretnike do të jenë më stabile dhe më të qëndrueshme pas anëtarësimit tonë në strukturat euroatlantike, në NATO dhe Bashkimin Evropian. Projektet tona duhet të qëndrojnë në këtë drejtim dhe sa më shpejtë Maqedonia të anëtarësohet në këto struktura, sepse ne me këtë do të fitojmë shoqëri të fuqishme, si dhe do të sigurojmë perspektivë më të madhe për qytetarët”- deklaroi kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Murati.
 
“Ne jemi një, si Komuna e Gjorçe Petrovit dhe ajo e Sarajit janë elemente të pandara nga jetesa e përbashkët në këtë vendbanim. Të gjitha kapacitetet, si ato kulturore si ato historike, janë një trashëgimi e përbashkët nga njerëzit që jetojnë në këto dy komuna”- tha kryetari i Komunës Gjorçe Petrov, Sokol Mitrev.
 
Në memorandum parashihen edhe projekte tjera, si pastrimi dhe rregullimi i lumit Vardar dhe Treska, pastrimi i deponive të egra afër kufirit të këtyre dy komunave.
 
REJHANE BUSHI-METAJ