Zaev: Pushteti po bën regji me aferën për letërnjoftimet
Lideri socialdemokrat, Zoran Zaev, ka reaguar sot lidhur me aferën për letërnjoftimet e falsifikuara dhe njoftimet në media se janë gjetur edhe materiale të përgjuara te një person i dyshuar...

“Hetimet e vërteta i ka filluar ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, ndërsa mediumet e Gruevskit, si në rastin “Puç”, përsëri po plasojnë spekulime për hetime që janë në rrjedhë e sipër. Unë personalisht i ftova të gjithë qytetarët të cilët kanë çfarëdo dëshmish për punën kriminale të pushtetit, t’i paraqesin te unë, te LSDM dhe te mediat. I takoj të gjithë qytetarët që patën guximin dhe kanë guximin të ndihmojnë në paraqitjen e dëshmive të këtij pushteti të korruptuar kriminal të Nikolla Gruevskit. Sot mediat e Gruevskit njoftojnë se materiale të përgjuara janë gjetur te personi i dyshuar.Nëse është e saktë, kërkoj që organet hetuese të sqarojnë se çfarë materiale janë gjetur te ky person. Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij mund të bëjnë regji sa të duan, por e vërteta për Maqedoninë dëshmoi se kush janë kriminelët e vërtetë, e vërteta është se mafia është në shtet”- tha Zaev.
