Vazhdon debati kuvendor për ngrohtoren e Manastirit
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në kuadër të seancës së 80-të do ta vazhdojë debatin për realizim të projektit për ngrohtoren e Manastirit...

Propozim-ligji për garanci të Republikës së Maqedonisë ndaj detyrimeve sipas Marrëveshjes për hua për financim të projektit Ngrohtorja e Manastirit, e cila do të firmoset midis Bankës Kreditore për Ripërtërirje - KfV dhe SHA ELEM, me procedurë të shkurtuar, dje para deputetëve e elaboroi zëvendëskryeminsitri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski.
Ministri theksoi se bëhet fjalë për projekt të rëndësishëm për qytetarët e komunës së Manastirit me të cilin do të zgjidhet ngrohtorja dhe do të zëvendësohet përdorimi i naftës dhe drunjve për ngrohje me ç'rast do të zvogëlohen emetimet e gazrave të qelqta dhe do të përmirësohet siguria e rrjetit distributiv.
Me ligjin parashikohet që në fazën e parë të ndërtohet sistem për prodhimtari të energjisë ngrohëse, përçues transportues, stacion primar pompues-ngrohës në Manastir, rrjet distributiv në Manastir dhe nënstacione të ngrohjes, ndërsa me fazën e dytë duhet të ndërtohet rrjet distributiv për lagjet Novac, Mogillë dhe Logovardi. Për realizimin e fazës së parë do të investohen 39 milionë euro të cilat Qeveria e RF të Gjermanisë i siguroi përmes Bankës KfV dhe rreth shtatë milionë e gjysmë euro nga SHA ELEM. Afati i pagesës do të jetë 15 vite me grejs periudhë prej katër vitesh.
Projekti do të mbështetet, sipas paralajmërimeve, edhe nga deputetët e opozitës, por ata kanë vërejtje se pse ai do të realizohet me hua.
Në rend dite të seancës janë edhe propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjeve për tatimin e vlerës së shtuar, për punë të jashtme, për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë, për pagat e gjykatësve, për pagat e prokurorëve publikë, me procedurë të shkurtuar, propozim-ligji për themelim të Universitetit "Nëna Terezë" në Shkup, me procedurë të shkurtuar. (mia.mk)
