Zëvendëskryeministri Besimi për vizitë në MPB

23.12.2015 09:54

Në kuadër të nismës "Vizita institucionale", zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane Fatmir Besimi do të realizojë takim pune me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski...

Vizita, siç kumtoi SÇE-ja, realizohet që të shqyrtohet implementimi i aktiviteteve të ndërlidhura me prioritetet urgjente reformuese në fushat në kompetencë të MPB-së.

Cikli i vizitave institucionale të zëvendëskryeministrit Besimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me institucionet kyçe, të cilat janë bartëse të aktiviteteve me prioritete urgjente reformuese, për çka rregullisht do të informohet Komisioni Evropian. (mia.mk)