“Amnesty International”: Nga bombardimet ruse janë vrarë 200 civil në Siri

23.12.2015 10:31

Mbi 200 civilë kanë mbetur të vrarë nga bombardimet ruse në Siri që prej 30 shtatorit e deri më 29 nëntor, njofton “Amnesty International”...

Amnesty thotë se që prej nisjes së sulmeve në territorin e Sirisë, Rusia ka shkelur disa herë Ligjin humanitar ndërkombëtar.

Ndërkohë, në anën tjetër Moska e ka mohuar në mënyrë të përsëritur se ka shkaktuar viktima mes civilëve në Siri, duke i përshkruar pretendime të tilla si pjesë e “luftës së informacionit”.

Më 30 shtator, Rusia nisi sulmet ajrore në territorin e Sirisë me objektivë militantët e ISIS-it dhe grupet e tjera mbështetëse të “Shtetit Islamik”, duke thënë se veprimi ishte ndërmarrë pas kërkesës së bërë nga presidenti sirian, Bashar al-Asad.

Gjithashtu, Moska është akuzuar edhe për bombardimin e pozicioneve të rebelëve që luftojnë regjimin e Assadit, por të mbështetur nga Perëndimi. Deri tani ende nuk ka pasur një reagim zyrtar nga ana e Rusisë mbi këtë raport.