HEC "Shpile" dhe "Glloboçicë" parakohe e realizuan planin vjetor
Dy centralet hidroelektrike "Shpile" afër Dibrës dhe "Glloboçicë" afër Strugës, që e përbëjnë basenin e Drinit të Zi, parakohore e realizuan planin vjetor, duke prodhuar deri nga mesi i dhjetorit gjithsej 527 milionë kilovat orë energji elektrike...

"Plani i projektuar u realizua në dekadën e parë të këtij muaji. Kjo do të thotë se gjithçka që pastaj është prodhuar është kalim i planit për këtë vit. Realisht presim që të prodhohen rreth 20 milionë kilovatë orë energji elektirke më shumë nga të planifikuarat për këtë vit, thonë nga ELEM.
Në HEC "Shpile", ku plani vjetor është projektuar në 300 milionë kilovat orë energji elektrike, deri nga mesi i dhjetorit janë prodhuar mbi 307 milionë kilovat orë energji elektrike, që paraqet prodhimtari më të madhe nga e planifikuara për rreth 3 për qind. Në HEC "Glloboçicë" janë prodhuar rreth 220 KWh ose për rreth 13 për qind më shumë nga plani.
"Në akumulimin 'Liqeni i Dibrës' rrjedhja e mesme e ujit nga lumenjtë Radika dhe Drini i Zi, të cilët e përbëjnë rajonin e basenit të Dibrës është rreth 35 metra kub ujë në sekondë, ndërsa në akumulim ka rezervë për prodhimtari të mbi 12 milionë KWh. Pothuajse identike është gjendja edhe në HEC 'Glloboçica'", konfirmojnë kompetentët.
Sipas tyre kjo do të thotë se është krijuar hapësirë për pranim të rrjedhave të pritura për këtë periudhë të vitit.
Rezultatet e mira prodhuese, siç thonë, janë meritë e hidrologjisë së volitshme të rajonit të basenit, posaçërisht në gjysmën e parë të vitit, si dhe gatishmëria maksimale e pajisjes elektromakinerike që është meritë e riparimeve dhe revizioneve të planifikuara e të realizuara me sukses.
Prodhimtaria e sivjetme numërohet në serinë e viteve rekorde prodhuese në këto objekte të rëndësishme elektroenergjetike në vend të cilët kryesisht punojnë sipas nevojave të sistemit.
Prodhimtari maksimale prodhuese prej mbi 500 milionë KWh në "Shpile" është shënuar para pesë viteve, për shkak të hidrologjisë jashtëzakonisht të volitshme, e cila siç vlerësojnë kompetentët ndodh një herë në 100 vite. (mia.mk)
