Shpërthim në një aeroport në Stamboll, një i vdekur dhe një i plagosur
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagos në një shpërthim në aeroportin "Sabiha Gokcen" në Stamboll...

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës dy pas mesnate, në pjesën ku aeroplanët janë të parkuar. Me këtë rast pastruesja e aeroportit ka humbur jetën, pasi ka marrë dëmtime të rënda në kokë.
Deri më tani nuk janë të njohura shkaqet e shpërthimit, ndërsa policia ka përforcuar masat e sigurisë në hyrje të aeroportit.
Policia, gjithashtu, i kontrollon automjetet, ndërsa helikopterët vëzhgojnë rajonin. Në atë moment nuk ka pasur udhëtarë, ndërsa komunikacioni ajror nuk është i rrezikuar, theksuan nga kompania "Pegasus".
Policia i shqyrton të gjitha versionet e mundshme, duke përfshirë edhe një sulm terrorist. Sipas informacioneve të para, shpërthimi ka ndodhur në një nga aeroplanët e parkuar, por ky informacion ende nuk është konfirmuar.
