Kutia e zezë "tradhëton" Putinin, ja çfarë thonë ekspertët (VIDEO)
Hetuesit në Moskë shprehen se, nuk janë në gjendje të rifitojnë informacionin nga kutia e zezë e dëmtuar gjatë rrëzimit të avionit rus të goditur nga Forcat Ajrore turke muajin e kaluar...

Ministria e Mbrojtjes hapi publikisht regjistruesin javën e kaluar, duke shpresuar se përmbajtja e saj do të konfirmojnte pohimet e Moskës se bombarduesi nuk kishte shkelur hapësirën ajrore turke dhe u rrëzua me dashje.
"Marrja e informacionit dhe leximi i të dhënave të fluturimit ka provuar të jetë e pamundur për shkak të dëmtimit të brendshëm", tha Sergei Baimetov, nënkryetari i sigurisë së fluturimit të Forcave Ajrore ruse.
Baimetov tha se, 13 nga 16 mikroprocesorët e regjistruesit të fluturimit ishin shkatërruar ndërsa ata që kishin mbetur, janë dëmtuar.
Rusia tani do të kërkojë ndihmë nga specialistët, tha ai, duke nënvizuar se do të jetë e nevojshme "shume kohe" që të përpiqen për ta riparuar. Rrëzimi i avionit rus SU-24-nga avionët turq në 24 nëntor ishte konfrontimi më serioz midis Moskës dhe një vendi anëtar i NATO-s në 50 vitet e fundit. (albeu.com)
