Fundoset një anije në detin Egje, 11 emigrantë humbin jetën

23.12.2015 12:32

11 emigrantë, përfshirë 3 fëmijë, kanë humbur jetën pasi anija e tyre është fundosur gjatë kalimit nëpër detin Egje për në Greqi, derisa roja bregdetare e Turqisë i ka shpëtuar 7 persona...

Mediat turke raportojnë se roja bregdetare turke i ka hetuar refugjatët dje gjatë një patrulle rutinore në bregun jugperëndimor të provincës Ajdin.

7 persona të mbijetuar ishin sirianë, ndërsa anija ishte nisur për në ujdhesën greke Samos. Në mesin e të shpëtuarve kishte meshkuj, ferma dhe fëmijë.

Nuk është e qartë se sa njerëz ishin në anije.