Irak, forcat qeveritare pritet të rimarrin Ramadin
23.12.2015 12:34
Forcat qeveritare pritet që brenda disa ditësh t’i largojnë militantët e “Shtetit Islamik” (IS) nga qyteti perëndimor, Ramadi...

Kështu ka deklaruar zyrtari i lartë ushtarak në Irak, Othman al-Ghanemi, sipas të cilit “gjatë ditëve të ardhshme do të shpallet lajmi i mirë për çlirimin komplet të Ramadit”.
Forcat e Irakut dje kanë filluar të avancojnë në pjesën qendrore të qytetit që mbahej nga militantët, i cili ishte okupuar nga ata në muajin maj.
Nëse rimerret Ramadi, atëherë ky do të jetë qyteti i dytë i madh, pas Tikritit, që është kthyer nën kontroll të qeverisë nga grupi ekstremist “Shteti Islamik”.
