Jepen 2.283 vërtetime të reja për qëllim të parashtrim të kërkesës për azil
MPB për 24 orë u ka dhënë vërtetime gjithsej 2.283 shtetasve të huaj, prej të cilëve 969 janë të gjinisë mashkullore, 477 të gjinisë femërore, 827 janë fëmijë të shoqëruar nga bartësi i vërtetimit, si dhe 10 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u janë dhënë vërtetime për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit...

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, njoftoi sot MPB-ja, më të numërt janë shtetasit e Sirisë - 980, Afganistanit - 827 dhe Irakut - 476.
Në periudhën nga 19.06.2015 deri më 22.12.2015, deri në 24:00, u janë lëshuar gjithsej 359.996 shtetasve të huaj, nga të cilët 197.430 janë të gjinisë mashkullore, 59.924 të gjinisë femërore, 84.614 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit si dhe 18.028 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u janë dhënë vërtetime për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit.
Sipas shtetësisë së personave më të numërt janë shtetasit e Sirisë- 203.225, pastaj të Afganistanit - 88.575, Irakut - 46.755, Iranit - 6.231, Pakistanit- 5.416, Palestinës - 2.158, Somalisë- 1.276, Bangladeshit- 1.253, Marokut- 1.317 Kongos - 514, Algjerisë - 453, Libanit- 434, Nigerisë - 279, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.
Gjatë natës së kaluar deri te Sektori për azil nuk është dorëzuar kërkesë për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për shtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit.
Nga fillimi i dhënies së vërtetimeve deri më 22.12.2015 në Sektorin për azil janë parashtruar 83 kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimeve të dhëna përpara me ç'rast 55 kërkesa janë nga shtetas të Sirisë, me ta janë edhe 23 fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, pastaj 13 kërkesa nga shtetas të Afganistanit me ta janë edhe 14 fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, tre kërkesa nga shtetas të Pakistanit dhe Irakut, nga dy kërkesa nga shtetas të Marokut, Libanit, Palestinës dhe Algjerisë (katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin) dhe një kërkesë nga një shtetas i Egjiptit.
Në Qendrën e pranimit për kërkues të azilit në regjistrin ditor të kërkuesve të azilit për më 22.12.2015 janë evidentuar gjithsej 43 kërkues të azilit prej të cilëve 27 burra, tre gra, njëmbëdhjetë fëmijë të shoqëruar nga kujdestari dhe dy minoren pa shoqërin të kujdestarit. Në mënyrë plotësuese, sipas nenit 48 nga Ligji për azil dhe mbrojtje të përkohshme, nëntë kërkues të azilit (tre burra, një grua, tre minoren pa shoqërimin e kujdestarit dhe dy minoren me shoqërim të kujdestarit) janë vendosur në një vend tjetër për strehim i përcaktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. (mia.mk)
