Botë

Lapland, Baba Dimri nisi udhëtimin

23.12.2015 14:22

Është koha që Babagjyshi i Vitit të Ri të lëshojë zyrën e tij kryesore në Korvatunturi, Lapland, me qëllim që të shpërndajë dhuratat e fundvitit...

Këtë vit thesi i dhuratave të Babadimrit fatkeqësisht është më i lehtë se zakonisht, pasi që ka disa raste të dëshmuara për disa djem kryesisht të rritur të cilët nuk kanë qenë të mirë gjatë vitit.
 
Ndihmësit e Babagjyshit, si llojet e ndryshme të kukudhëve dhe xhuxhëve, kanë punuar me vullnet të madh në çdo vend, duke monitoruar me kujdes disa grupe agresive dhe nihiliste, por gjithashtu edhe kryesues  qeverish, të cilët në të vërtetë kanë qenë më të këqij se sa të mirë këtë vit, dhe pikërisht për këtë arsye ata do të mbesin pa dhurata.
 
Babadimri është gjithashtu i dëshpëruar, pasi që ka vërejtur shprehi serioze ksenofobie dhe raciste në vende të ndryshme të botës, të cilat listën e pafund të dhuratave këtë vit e kanë bërë të duket më e shkurtë.
 
Sipas një zakoni të vjetër finlandez, disa do të marrin vetëm një grumbull të thuprave të degëve të thata për të lëshuar një fishkëllim pas tyre, në mënyrë që të rifitojnë respektin për paqen dhe të drejtat e njeriut. Por, për të qenë një profesionist i vërtetë, Babadimri përsëri do të fokuson gjithë fuqinë e tij, në transmetimin e vibracioneve pozitive tek çdo fëmijë dhe mendje fëmijërore në mbarë botën. 
 
TVM2 shfrytëzon hapësirën e zbrazët në thesin e Babgjyshit, të cilën do ta mbush me një shportë të madhe, me urimet më të ngrohta për festat e fundvitit për çdonjërin nga kolegët e lajmeve të rrjetit në mbarë botën, për të gjitha platformat imagjinative të shpërndarjes së informacioneve.
 
LEUNORA KALIQI