Aksioni “Gjeodet”, paraburgim për 2, masa parandaluese për 17 persona

23.12.2015 14:52

Dy nga 19 personat e arrestuar dje në kuadër të aksionit “Gjeodet”, do të mbahen edhe më tej në paraburgim, kurse 17 të tjerët morën masë parandaluese nga Gjykata Themelore Shkupi 1...

Dy personat që vazhdojnë të jenë të paraburgosur edhe më tej, akuzohen për marrje  ryshfeti, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit.

Personave të tjerë u janë marrë përkohësisht dokumentet e udhëtimit dhe kanë ndalesë për largim nga vendbanimi. 9 prej tyre akuzohen për  keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit si dhe për ryshfet, ndërsa 6 të tjerë akuzohen për dëshmi të rrejshme.

Aksioni “Gjeodet”, që goditi Kadastrën, përfundoi me arrestimin e  9 të punësuarve në Agjencinë për Kadastër, 2 ish të punësuarve në këtë agjenci, një gjeodeti dhe 7 personave të tjerë të cilët në mënyrë të kundërligjshme kanë përfituar patundshmëri në vlerë prej mbi 5 milion eurosh.