Në Tabanoc është parandaluar kontrabandim i 4,5 kg marihuana
Nëpunësit doganorë nga Sektori pët punë operative dje në vndkalimin kufitar Tabanoc kanë parandaluar përpjekje për kontrabandim të rreth 4,5 kilogramëve marihuanë....

"Gjatë konrollit të detajuar, të kryer me ndihmën e një qeni doganor, në një audi A6 karavan me targa të Shqipërisë, të drejtuar nga një sgtetas shqiptar, i cili ka udhëtuar së bashku me gruan e tij dhe dy fëmijët minorenë, në një bunker të bërë special në pjesën e poshtme të automobilit, prapa parakolpit të prapmë janë gjetur 3 paketime të mbushura me materie të gjelbërt me bar, për të cilën pas verifikimit të kryer me tester për drogë NIK është vërtetuar se bëhet fjalë për marihuanë me peshë prej rreth 4,5 kilogramë", kumtoi sot Drejtoria doganore.
Lënda e përgithshme është dërguar në Sektorin për hetime për procedurë të mëtutjeshme.
Nga masat e zbatuara parahtuese, siç është theksuar në kumtesën, është vërtetuar se droga ka qenë e ngarkuar në Shqipëri - rajoni Lushnjë de ka qenë i dedikuar për tregun perëndimor evropian. I denoncuari e ka transportuar marihuanën për kompensim të caktuar parash, i cili është dashur t'i paguhet pasi që do t'ia dorëzonte një personi në Gjermani.
Vlera e kësaj sasie në narko-treg me shumicë do të arrinte deri në 27 mijë euro.
Drejtoria doganore, siç theksohet në kumtesë, do të ngritës kallëzim penal deri te prokuroria kompetente publike, ndërsa personi i dyshuar do të nxirret para gjykatësit në procedurë paraprake për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se i dyshuari ka kryer vepër penale "prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". (mia.mk)
