Maqedoni

Komisioni për Sistem Politik: Janeva vetë do të vendosë për pagat e prokurorëve

23.12.2015 16:16

Pas votimit kundër propozim-ligjit, që do t’i mundësonte prokurores speciale, Janeva, punësimin e personelit ndihmës...

Pas votimit kundër propozim-ligjit, që do t’i mundësonte prokurores speciale, Janeva, punësimin e personelit ndihmës, sot Komisioni për Sistem Politik, me propozim të VMRO-së, miratoi  amendamentin me të cilin prokurores speciale do t’i mundësohet që vetë  të vendos për pagat e prokurorëve të ekipit të saj.
 
Amendamenti vjen  pas kritikave të shumta të Janevës se Ligji për pagat e prokurorëve publik përbën ndërhyrje në autonominë e Prokurorisë Speciale, duke i dhënë të drejtën kryeprokurorit Zvërlevski të vendos për pagat e ekipit të Janevës.
 
Komisioni për Sistem Politik miratoi edhe amendamentin që i mundëson prokurorit publik për hetimin e krimit të organizuar, Ilievskit, të vendos për kontributet e prokurorëve.