Maqedoni

LSDM: Prokuroria Publike reagon vetëm kur preket Gruevski

23.12.2015 16:31

Ka reaguar LSDM, e cila kërkon që Prokuroria të tregojë në cilën mënyrë janë gjetur materialet te personat e arrestuar...

Prokuroria duhet që të sqarojë se si mediat qeveritare kanë informacione dhe detaje nga hetimi para se ato të publikohen nga organet përgjegjëse, duke spekuluar e krijuar huti në opinion me këto materiale, thonë nga LSDM, duke konstatuar se Prokuroria Publike reagon vetëm kur janë në pyetje interesat e Nikolla Gruevskit.
 
“Kur u publikuan bisedat, që treguan krim serioz, korrupsion dhe keqpërdorim të institucioneve nga ana e Nikolla Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij, Prokuroria Themelore Publike me muaj heshti dhe nuk ndërmori asgjë. Madje, me muaj të tërë nuk veproi  as pas padive penale që i ngriti LSDM, në bazë të dëshmive nga bisedat e publikuara.  Projekti ‘E vërteta për Maqedoninë’ tregoi se cilët janë kriminalët e vërtet në Maqedoni”- thonë nga LSDM.