Sportet E Tjera
Kristoffersen, fantastic
23.12.2015 17:31
Skiatori norvegjez, Henrik Kristoffersen, është fitues i garës në disiplinën e sllallomit në Kupën e Botës, e cila u mbajt në Madonna di Campiglio të Italisë...

Ndërkaq në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher udhëheq me 623 pikë ose ka 23 më tepër se norvegjezi, Aksel Lund Svindal.
Norvegjezi Henrik Kristoffersen ka qenë më i mirë se të tjerët dhe pati kohën për një sekondë e 25 qindtat më të shpejt se i dyti, austriaku Marcel Hirscher. Kristoffersen zuri vendin e parë me një kohë për 1:37.80 minuta. Ndërkaq, austriaku 20-vjeçar, Marco Schëarz, arriti në podium përkatësisht në vend të tretë me kohë më të dobët për një sekondë e 59 qindtat se fituesi i garës.
Duhet theksuar se Kristoffersen në rrëshqitjen e parë kishte krijuar kohë shumë të mirë për një sekondë e tre qindtat se Hirscher, ky i fundit ka qenë me fat që nuk është qëlluar nga droni që bie pas shpine së tij, se sigurisht do të ishte fatale për të. Giuliano Razzol nga Italia për tetë qindtat i ka ikur pozita e tretë, por faktikisht pati rrëshqitje të mirë.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher udhëheq me 623 pikë ose ka 23 më tepër se norvegjezi, Aksel Lund Svindal, pasojnë: Kjetil Jansrud (Norvegjia) me 407 pikë, Henrik Kristoffersen (Norvegjia) 389, Victor Muffat-Jeandet (Franca) 294, Felix Neureuther (Gjermania) 269, Ted Ligety (SHBA) 248 pikë etj. Kristoffersen kryeson me 200 pikë në disiplinën e sllallomit, i ndjekur nga Hirscher (160), Chodounsky (79), Schëarz.
