Futboll
Shkodran Mustafi është pjesë e ekipit më të mirë të La Ligas
23.12.2015 17:34
Goal.com ka publikuar formacionin më të mirë të La Ligas në këto xhiro sa janë zhvilluar, ku pjesë e tij është edhe mbrojtësi shqiptar i Valencias, Shkodran Mustafi...

Më së shumti përfaqësues në këtë skuadër ka Atletico Madrid gjithsej tre, i ndjekur nga Barcelona dhe Real Madridi me dy futbollistë.
Katër skuadrat e tjera të La Ligas kanë nga një përfaqësues, ndërsa befasi është se në këtë skuadër mungojnë futbollistët e mëdhenj si Lionnel Messi, Cristiano Ronaldo, Luis Suarez apo Gareth Bale.
