Futboll

Lojtari shqiptar Avdijaj do qëndrojë në Sturm Graz

23.12.2015 17:37

Futbollisti Donis Avdijaj do qëndrojë edhe vitin tjetër me kontratë në Sturm Graz, pavarësisht se është lojtar i Schalkes...

19 vjeçari duhet të bëjë akoma praksë në ligën e parë austriake. Këtë e konformoi edhe klubi të mërkurën.
 
"Ne vendosëm kështu sëbashku me klubin gjerman dhe këshilltarët e Donist", tha mes tjerash menaxheri i Grazit Gerhard Goldbrich. Së fundi talenti shqiptar dëshironte rikthimin në Schalke.
 
Zyrtarisht Avdijaj do qëndrojë në ligën austriake deri në përfundim të sezonës 2015/16. Ai ka kontratë deri në 2019 në klubin e Schalkes por akoma nuk gjen aktivizim atje,përkundër dëshirës së zjarrtë për tu kthyer në klubin gjerman dhe të vijonte karrierën.
 
Ai tani do trajnohet nga gjermani Franco Foda ( i cili në 2012 dhe 2013 udhëhiqte me klubin FC Kaiserslautern).